05,05,2024

Në Ferizaj mbahet testi Kombëtar për afatin e gushtit

Must Read

Ferizaj.28.08.2018. Maturantët të cilët në afatin e qershorit nuk arritën kuotën e kalueshmërisë sot i janë nënshtruar pjesës së parë të testit Kombtarë në afatin e gushtit.

“Testi ka filluar me kohë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit.Numri êshtë pak më i vogël se afatin e parë po edhe përvoja nga afati i parë ka bërë që më shpejt dhe me ma pak probleme testi të filloi me kohê. Gjat mbajtjes së testit në shkollën e gjimnazit “Kuvendi Arbrit” gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk është evidentuar ndonjë paregullsi” ka thënë Betim Morina nga komisioni për Matur Shteterore.
Edhe zyrtarja për arsimin e mesëm të lartë në Ferizaj, Sadije Hajdini ka thënë se gjatë mbajtjes së tëstit gjithçka ka qenë në rregull.
“Në afatin e gushtit testit i janë nënshtruar rreth 630 maturant. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së testit nuk është evidentuar ndonjë problem” ka thënë Sadije Hajdini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img