Në Ferizaj po mbahet takimi me bizneset e vogla nga kjo komunë në kuadër të projektit të qeverisë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme.
Në këtë takim ku janë ftuar bizneset e vogla nga komuna e Ferizajt po marrin pjesë edhe Minsitri Lutfi Zharku nga Ministria e Infrastrukturës, Ministri Avdulla Hoti, nga Ministra për Financa dhe Hikmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Ky takim po mbahet nën organizimin e kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa i cili me këtë rast tha se kjo po bëhet me qëllim të përkrahjes së bizneseve të vogla në Ferizaj.
“Zgjedhja e Ferizajt ne ditën e bizneseve të vogla si dhe prezenca e Ministrave në këtë takim tregon për përkrahjen e bizneseve ferizajase që po u jep qeveria e Kosovës.Bizneset e Ferizajt me afarizmin e tyre kanë bërë që territori i Ferizajt të jetë i ngushtë dhe çdo ditë ata po zgjerohen edhe jashtë komunës por edhe jashtë vendit
Numri i madh i bizneseve në Ferizaj tregon për klimën e favorshme të bërjes biznes në këtë komune” ka thënë Svarqa me rastin e hapjes së këtij takimi.
Svarqa më këtë rast përmendi Industrinë e përpunimit të drurit e cila tha se është një nga ato që më së shumti është e koncentruar në këtë komunë por edhe cilësia e prodhimeve ka bërë që të jenë konkurrente edhe në shteteve perëndimore.
Takimi po vazhdon edhe me paraqitjen e projekteve për këtë komunë nga Ministri Lutfi Zharku.
Në fund të këtij takimi pritet që të zgjedhet edhe biznesi i vitit.