20,10,2025

Në Ferizaj filluan “Ditët e Diasporës”

Must Read

Ferizaj.27.07.2018.
Të enjten mbrëma në bulevardin e qytetit, me një koncert për fëmijë kanë filluar “Ditët e Diasporës”, për të vazhduar tutje me një mbrëmje poetike të organizuar nga Klubi Letrar “De Rada”, me poetin kosovar Xhevdet Bajraj i cili jeton dhe vepron në Meksikë, ndërkaq krijimet e tij i ka në gjuhën shqipe e spanjolle dhe është profesor në Universitetin e Mexico City-it.në këtë mbrëmje mori pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, artistë si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në këtë mbrëmje u prezantua krijimtaria e Xhevdet Bajrajt, si dhe janë lexuar poezi, ndërkaq lexuesit patën mundësi që të bashkëbisedojnë me poetin.

Manifestimi “Ditët e Diasporës” organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq bashkatdhetarët tanë do të kenë rastin që deri më 4 gusht të ndjekin aktivitete nga më të ndryshmet të përgatitur enkas për ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img