Ferizaj.27.07.2017 .Të enjten mbrëma në bulevardin e qytetit, me një koncert kanë filluar “Ditët e Diasporës”. Fillimisht këto aktivitete filluan me një koncert nga Orkestra e Qytetit nën dirigjimin e Lindita Isufit, për të vazhduar me pas edhe me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”.
Hapjen zyrtare të këtyre ditëve e bëri kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili theksoi se këto ditë janë tepër të veçanta për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. “Komuna e Ferizajt ka vënë ne dispozicion të gjitha mekanizmat, që ju të ndjeheni sa me mire gjatë kohës sa do të qëndroni këtu. Ferizaj ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë. Ferizaj, po bëhet edhe fuqia e dytë ekonomike pas Prishtinës në Kosovës. Ne kemi evidentuar të gjitha investimet strategjike në të gjitha drejtimet, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, arsimimi, trajtimi i ujërave të zeza si dhe projekte të rëndësishme për qytetaret e Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa, duke thënë se bashkatdhetarët duhet të ndjen sa më mirë në vendlindjen e tyre.
Në hapjen solemne të “Ditëve të Diasporës”, kanë parfumuar edhe këngëtare ferizajas siç është Milaim Mezini dhe të tjerë. “Ditët e Diasporës”, po mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndërkaq do të mbahen deri më 3 gusht, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore, artistike, por edhe takime me vet kreun e komunës.