13,10,2025

Në Ferizaj filloi punën akademia e hendbollit

Must Read

Në këtë ceremoni morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, por edhe drejtues të Federatës së Kosovës në Hendboll.

Me këtë rast kryetari i FHK-së Eugen Saraqini, tha se ndihet shumë i privilegjuar që ëndrrën të cilën e ka pasur me vite të tëra po fillon së realizuari pikërisht në Ferizaj. Ai tha se akademi të tjera të hendbollit pritete të bëhen edhe në qytete tjera të Republikës së Kosovës.

E nga ana tjetër kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, ka uruar të gjithë pjesëtaret e kësaj akademie duke theksuar se sukseset Ferizajt, nuk i kanë munguar asnjëherë, pasiqë Ferizaj njihet edhe si qytet i hendbollit.

Kurse drejtuesi i kësaj akademie Ismet Jupa, tha se kjo është një ngjarje më e madhe deri më tani që është organizuar për të gjithë këta të rinj, sepse nga kjo akademi priten të dalin emra të njohur dhe të cilët do të jenë bartës të lojës në Kosovë dhe me gjere.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img