25,11,2024

Në Ferizaj filloi fushata e korrjes së grurit

Must Read

Ka filluar fushata e korrje shirjeve, apo grumbullimi i grurit në Komunën e Ferizajt.

Fillimin e korrjes së grurit, sot e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci me bashkëpunëtoret e tij.
Sipas drejtorit të bujqësisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovcit, në komunën e Ferizajt me drithëra të bardha këtë vit janë të mbejllura rreth 4500 hektarë tokë, duke përfshirë këtu, elbin, tërshërën, ndërsa vetëm me grurë janë të mbjellura rreth 4200 hektarë tokë.

“Sot po fillojmë zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Sazli, ku shihet se gruri është në fazën maksimale të pjekjes dhe është në konditat e korrjes. Rendimente pritet të jenë të kënaqeshe presim mesataren rreth 3800 deri në 4 mijë kilogram, por ka parcela të tokës ku mund të nxirren edhe rreth 5 mijë kilogramë, dhe do të thotë se rendimentet e grurit janë të kënaqeshe”, ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se bujqit ferizajas, vazhdimisht janë ndihmuar nga komuna e Ferizajt.

Ndërkaq fermeri Xhemshir Hashani nga fshati Sazli tha se është tejet i kënaqur me rendimentet e grurit që ka arritur sivjet.
“Kam mbjellë 2 hektarë e gjysmë me grurë, dhe po pres rendimente të kënaqshme të grurit, sepse deri me tash gruri ka pasur një cilësi shumë të mirë”, ka thënë Hashani.
Për fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Ferizajt janë angazhuar mbi 90 autokombajna, ndërkaq pritet që ky proces të përfundoje brenda 10 deri në 15 ditë varësisht nga kushtet atmosferike.

Me këtë rast zyrtarët komunal kanë apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë ndezjen e hamulloreve, për shkak se rreziku nga djegia është shumë i madh.

13633245_1078837962163116_1004046864_o 13582451_1078837982163114_1814965177_o 13621892_1078837912163121_372486119_o 13621327_1078837888829790_795772910_o (1)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img