Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, këtë të martë ka filluar edhe me një koloni të re artistike, në të cilën po marrin pjesë artisë nga Ferizaj, por edhe me gjerë.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të “Ditëve të Diasporës” që janë organizuar në Ferizaj. Nga afër këtë koloni artistike e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai theksoi se këto koloni artistike janë shumë të rëndësishme për Ferizajn.
“Është një moment tepër i rëndësishëm që po shënojmë “Ditët e Diasporës” edhe përmes aktiviteteve kulturore, kjo po tregon se ata që janë pjesë rrjedhëse e atdheut të kenë mundësi që të shohin të arriturat edhe në pikturë, në këtë degë të rëndësishme të artit e cila po kultivohet kohëve të fundit me shumë profesionalizëm dhe me kompetencën në komunën e Ferizajt, sepse nga motivet që pash në këto piktura mbizotërojnë rryma të cilat janë të njohura në fushën e artit”, ka thënë kryetari Svarqa.
Nga ana tjetër kryetarja e Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”,Lebibe Topalli, ka thënë se në këto koloni artistike po marrin pjesë artist nga Ferizaj, por edhe me gjerë.
Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe aktivitete të tjera kulturore, por edhe sportive.