24,02,2025

Në Ferizaj deri më tani janë vaksinuar mbi 5 mijë qytetarë

Must Read

Në Sallën e Sportit të Shkollës së Mesme të Bujqësisë në Ferizaj, po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID 19.

Aktualisht janë duke u vaksinuar qytetarët e grupmoshave mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, insulinë-vartësit dhe personat me sëmundje të tjera kronike mbi 18 vjeç, të cilët duhet të kenë me vete raportin e mjekut me diagnozën e sëmundjes.

 Nga këto kategori të qytetarëve përparësi kanë ata që janë regjistruar në platformën https://ekosova.rks-gov.net, ndërsa lista ditore plotësohet me të tjerët që regjistrohen te infermieret në sallën e sportit ku po bëhet vaksinimi. 

Deri më tani, në Ferizaj, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Astra zeneca është 3440, ndërsa me Pfizer 1774, pra gjithsejtë 5214 qytetarë janë të vaksinuar.

Gjithashtu, këto ditë do të fillojë edhe vaksinimi i qytetarëve me dozat e dyta të vaksinave, sipas datave që i kanë të caktuara në kartelën e vaksinimit.

Përkundër vaksinimit, qytetarët luten që edhe më tutje t’i respektojnë masat mbrojtëse anti-covid.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img