15,08,2025

Në Ferizaj, Asambleja e Fëmijëve shënon 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Must Read

Një aktivitet i veçantë u organizua sot nga Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ishin dhjetëra kartolina të përgatitura nga nxënësit që u shpërndanë mesditën e sotme në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Julinda Pira, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, fillimisht falënderoi Drejtorinë e Arsimit, koordinatoren nga kjo drejtori, Elesë Nebihun për mbështetjen në këtë aktivitet, duke shtuar se përmes angazhimit të tyre, po synojnë që të përçojnë respektin për zonjat e qytetit, duke ua dhuruar kartolinat e punuar nga vet ata me mesazhe të ndryshme.

Kjo ngjarje është aktiviteti i parë për këtë vit nga Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, e që synon të shndërrohet në aktivitet tradicional, natyrshëm, duke shtuar edhe llojllojshmërinë e aktiviteteve të tjera vetëdijësuese në dobi të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img