04,03,2024

Në dy forumet e degës së LDK-së në Ferizaj po vazhdon procesi zgjedhor

Must Read
Dy forumet e degës së LDK-së në Ferizaj, ai i Gruas dhe Forumi Rinor, gjatë këtyre ditëve janë përfshirë në procesin zgjedhor.Ndonëse, ky proces pritet të përfundoi deri kah mesi i muajit të ardhshëm, vlerësime për punën e kuvendeve zgjedhore së fundi ka dhënë edhe i pari i degës së LDK-së, Muharrem Svarqa, duke thënë se që nga shpallja e procesit zgjedhor për këto dy forume, dega e LDK-së, ka nisur të gjitha aktivitetet me synim që nga ky proces të legjitimohet një udhëheqje shumë profesionale dhe me autoritet përfaqësues.
14657499_1700900920231628_8280774838112392782_n
Gjatë një bisede për Televizioni Liria, kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në fund të këtij procesi pritet të legjitimohet një strukturë udhëheqëse e profesionale që deri më tani i ka munguar spektrit politik të komunës.
Madje, ka shtuar se krahas kualitetit të përfaqësimit vërehet edhe një masivizim i shtuar për të qenë pjesë të këtyre dy forumeve.
“Mund të konstatoj me kënaqësi se ka një masivizim të pa krahasuar të këtyre dy forumeve, në veçanti jam shumë i lumtur që Forumi i Gruas, po masivizohet dhe po kalojmë në një përfaqësim cilësor të figurave emblematike të komunës së Ferizajt, të cilat më kanë krijuar figurat e veta menaxheriale, qoftë si menaxhuese të shkollave, institucioneve të ndryshme përfshirë ato shëndetësore apo institucioneve tjera. Duke shprehë gatishmërinë e tyre që të jenë bartëse të proceseve zhvillimore në komunën e Ferizajt dhe duke plotësuar jo vetëm kuotën e përfaqësimit por edhe duke shprehur një konkurrencë edhe në raport me meshkujt sepse jemi në kohën kur tanimë nuk ka profesione vetëm për meshkuj dhe nuk ka edhe zeje që mund t’i ushtrojnë vetëm meshkujt, siç është edhe zeja e politikës në të cilën madje femrat, gratë dhe vajzat kanë krijuar një preformancë shumë më pozitive se sa ne meshkujt, në veçanti me menaxhimin e parasë publike dhe besoi që jemi në rrugë të mirë që ndoshta në një të ardhme kryetare e Ferizajt të jetë ndonjë femër . Ky është edhe synim im dhe puna e ime e përkushtuar për të gjetur gra dhe vajza me një identitet të pakontestueshëm”, ka thënë Svarqa
14642373_1702208206767566_50173390818686589_n
Për më tepër Svarqa, i ka vlerësuar edhe zhvillimet në degën e Forumit Rinor të Degës së LDK-së.
“ Në këtë pikëpamje edhe Forumi Rinor po tregohet shumë i masivizuar. Të rinjtë po shprehin interesim të shfrytëzojnë hapësirën që ofron LDK-ja për të krijuar identitetin e tyre politike dhe për të pasur edhe ata një qasje në përfaqësimet politike brenda LDK-së,  qoftë për pushtetet që jemi apo ato që do t’i kemi, ato që do të vinë, apo për përfaqësime edhe në nivele edhe më të lartë”, ka shtuar Svarqa.
Prurjet në këto dy forumet janë parë nga kreu i këtij subjekti, Muharrem Svarqa, si një nevojë për të pasur kuadro, në mënyrë që në proceset e integruara të Kosovës janë më shumë të avancuar se sa gjenerata e jonë dhe mendoi që ne duhet të ecim në hap me kohën, ky është obligim politik dhe historik. Bëhet e ditur se deri kah mesi i muajit nëntor do të mbahen edhe kuvendet qendrore për këto dy forume.
14705873_1705864449735275_5670249006463287028_n 14632923_1705868189734901_223979131363603519_n 14713518_1706451533009900_2803479076560744459_n 14731276_1706456349676085_472442906094981443_n 14639773_1706456183009435_6699770284875439393_n 14563393_1706456153009438_1136446464781306240_n
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img