29,11,2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit Agim Aliu ka pritur Ita (Drita) Bartuv

Must Read

Ferizaj.27.01.2018. Kryetari Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ita (Drita) Bartuv nga familje hebreje të cilët i shpëtuan depërtimit në kampin nazist të Aushvicit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ka pritur në një takim vajzën e familjes hebreje, Ita (Drita) Bartuv, familje kjo e cila falë ndihmës dhe sakrificës së ofruar nga shqiptarët arriti të shpëtoj nga depërtimi në kampin famëkeq Aushvic.

Kryetari Aliu me këtë rast tha se kthimi i Itës në këtë vend është kthimi në vendin ku familja e saj ka kaluar një pjesë nga më të vështirat të jetës së tyre.

“Kthimi i saj, është kthimi në atë kujtesë që nuk është e lehtë për Itën dhe popullin e saj. Mirëpo kthimi i saj është edhe një diçka që shpalosë atë që ka kombi ynë: mikpritjen, traditën dhe mbi të gjitha besnikërinë dhe besimin që i jepet mbi bazën dhe fjalën që shtëpia e mikut është edhe shtëpia e Zotit. Ne, këtë e kemi dëshmuar pikërisht me pritjen që i kemi bërë popullit hebre. Popull ky që ishte i përndjekur dhe që ndaj tyre tentohej të bëhej një shfarosje masive. Ishte streha këtu, ishte hekurudha e Ferizajt dhe populli i Ferizajt që ju mundësoi që të ketë të mbijetuar. Dhe sot, e kemi Itën, e cila pas 75 vitesh vjen për ta rikujtuar atë mikpritje dhe atë mbijetesë që u sigurua falë ndihmës që ju dha” u shpreh kryetari Aliu.

Me këtë rast kryetari Aliu tha se ndihemi mirë dhe se në shenjë përkujtimi do të vendosim një pllakë përkujtimore si shenjë kujtimi për të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe kanë kaluar këtu, por edhe një respekt për të gjithë ata që nuk kanë patur fatin që të mbijetojnë.

“Jemi popull që përafërsisht kemi histori të njejta dhe se na përafron edhe më shumë që ta shtojmë edhe më shumë miqësinë tonë dhe që të ketë më shumë paqe e dashuri mes njerëzve, larg urrejtjes“ – tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ita Bartuv ishte tepër e emocionuar sepse për herë të parë ishte në qytetin e Ferizajt. Qytet ky, sidomos stacioni i trenit të cilin e kujton nga rrëfimet që i kishte dëgjuar nga e ëma, Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi, për ndihmesën dhe përkrahjen që u kishin dhënë popullata shqiptare.

“Jam e lumtur që akoma në këtë botë ekzistojnë miqësitë ndërmjet popujve. Dhe është një fakt që ekziston një popull i shkëlqyeshëm. Sot nuk është e lehtë të krijohet një miqësi. Por për këtë duhet një shtytje që të kemi më shumë zemër. Shpresoj shumë që në tërë rajonin të kemi më shumë miqësi dhe të mbizotëroj paqja” tha Ita Bartuv.

Me këtë rast, kryetari Aliu bashkë me zonjën Bartuv dhe shoqërues të tjerë vizituan stacionin e trenit dhe hekurudhën e Ferizajt ku vendosën lule të freska në shenjë përkujtimi.

Ndërkaq, kryetari Aliu, zonjës Bartuv, i dhuroi një punim pirografi ku është paraqitur stacioni hekurudhor i Ferizajt ndërsa nga zonja Bartuv, kryetari Aliu, pranoi dhuratë librin e së ëmës së saj, me kujtime të shkruar nga Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi, “Jeta ime nën pushtimin nazist”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img