24,04,2024

Në ditën e çlirimit të Ferizajt mbahet Minimaratona “Vrapojmë me Policinë e Kosovës”

Must Read

.

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj, veç aktiviteteve të rregullta,  me qëllim të përafrimit të policisë me qytetarët, në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt, ka realizuar projektin, tashmë tradicional, minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që  është  mbajtur sot me datën 12.06.2022, nga ora 11:30, për nderë të ditës së  çlirimit të  qytetit të Ferizajt. 

Ky aktivitet, kishte qëllimin human dhe sportiv. 

Numri i përgjithshëm, përkrahës të kësaj minimaratone ishte rreth 400 persona, ( qytetarë , pjesëtarë të policisë, klube sportive dhe institucione lokale e qëndrore).

Shtegu i vrapimit ishte 5 km, me fillim nga platoja e komunës së Ferizajt  ,përgjatë rrugës “ Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të rrethrrotullimit , deri te kazerma e FSK-së dhe anasjelltas.

Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë, që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj .

Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje dhe kupa për vendet fituese

Në kategorinë e Pionerëve nga gjinia femërore fitues është shpallur:

1. Vendin e parë e fitoi Amela Syla

Në kategorinë e Pionerëve nga gjinia mashkullore, fitues janë shpallur:

1. Vendi i parë – Hamëz Ugzmajli

2. Vendi i dytë – Erion Ukshini (KRF)

3. Vendi i tretë – Artur Hyseni

Në kategorinë e Seniorëve nga gjinia mashkullore, fitues janë shpallur:

1. Emin Grajqevci

2. Adhurim Ademi

3. Burim Ramadani

Në kategorinë e Seniorëve nga gjinia femërore është shpallur:

1. Vendin e parë e fitoi Xhemile Buca

Në kategorinë e Veteranëve nga gjinia mashkullore, fitues janë shpallur:

1. Kemajl Biqkaj

2. Rodrigo Crichton

3. Xhafer Alija

Në këtë kategori nga gjinia femërore fitues është shpallur:

1. Vendin e parë e fitoi Hajrie Osmani

Të dashur mërgimtarë, qytetarë të Ferizajt, zyrtarë policorë, aktivistë e vullnetarë të palodhur, ju falënderojmë për ndihmën dhe kontributin tuaj për dy javë të palodhura për këtë kampanjë tradicionale në Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img