Lajme

Në ceremoninë inauguruese të presidentit mori pjesë edhe Bekim Jashari [Foto]

By FerizajPress

April 08, 2016

Në ceremoninë inauguruese të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi morën pjesë më shumë se 1200 personalitete nga mbarë bota, kryetar komunash, deputetë të Kuvendit të Kosovës e ministra. Në këtë ceremoni po ashtu u pa edhe djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari.

Në ceremoni presidenti Thaçi duke folur për lirinë dhe pavarësinë, foli edhe për kontributin e familjes Jashari./indeksonline

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, ndonëse familja Jashari ishte e ftuar në seancën kur Thaçi pritej ta jepte betimin, nuk kishte marrë pjesë, duke e lënë kështu vendin e zbrazur në kuvend. /G.Blic/