19,05,2025

Në Birmani “po kryhen krime kundër njerëzimit” ndaj myslimanëve

Must Read

Raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Birmani, Yanghee Lee, i bëri këto komente në një intervistë për BBC-në.

Asaj nuk i është dhënë qasje e lirë në zonat e konfliktit në Birmani, por pasi ka folur me refugjatët në Bangladesh tha se bëhet fjalë për vrasje, rrëmbime dhe përdhunime dhe se situata është më e keqe seç ka pritur.

“Do të thosha krime kundër njerëzimit nga ushtria e Birmanisë, rojet kufitare, policia apo forcat e sigurisë”, tha Lee.

Ish-ikona e demokracisë në Birmani, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është në pushtet pothuajse një vit, por nuk pranoi të flasë për media.

Një zëdhënës i partisë së saj tha se akuzat janë “të ekzagjeruara” dhe “çështje e brendshme, jo ndërkombëtare”.

Mbi 70,000 myslimanë të Birmanisë kanë ikur në Bangladesh në muajt e fundit, pasi një sulm i militantëve në tetor ka nxitur ndjekje dhe shtypje nga ushtria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përmbyllet me sukses Turneu i 26-të i Pingpongut “Ahmet Hoxha” në Ferizaj

Në Palestrën e Shkollës fillore “Astrit Bytyçi” në Ferizaj u përmbyll me sukses edicioni i 26-të i turneut tradicional...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img