20,11,2024

Në Bibaj të Ferizajt, asfaltohen me standardet moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë

Must Read

Asfaltohen me standardet më moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë, brenda fshatit Bibaj që kanë një kosto prej 350 mijë eurove
Në vazhdën e projektve infrastrukutorore të cilat po finalizohen çdo ditë e më shumë në Ferizaj, sot edhe fshati Bibaj ka përfituar disa rrugë të asfaltuara e të rregulluara me të gjitha standardet moderne.
Me këtë rast kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar banorët e këtij lokaliteti duke u zotuar se nevojat e kërkesat e tyre do t’i ketë gjithmonë parasysh qeveria komunale
“Ne po përmbyllim me sukses edhe një projekt mjaft të nevojshëm për banorët e fshatit Bibaj, ku po shtrohen mbi 3 kilometra e gjysmë me asfalt, po rregullohen mbi 2 kilometra shtigje për këmëbësor e ndriqim ndërsa ka pasur edhe disa vende ku është rregulluar kanalizimi si pjesë përcjellëse e proejktit në gjatësi rreth 200 metra.
Edhe këtu po e shohim se rrugët po asfaltohen me standardet më mirë se çdo kund në Kosovë ndërsa po i përmabhemi synimt për rrugë të gjera deri në 6 metra e që do të jetë mjaft lëvizje e lirë për automjete e për këmbësorë” ka thënë kryetari Svarqa.
Në fillimin e punimeve në fshatin Bibaj banorët bashkë kryetrin dhe qeverinë komunale ndjenjën e madhe të gëzimit e treguan edhe duke hapur një shampanjë duke uruar njëri tjetrin për projektin e ri.
Një pjesë e të pranishmëve në ngjarjen e sotme në fshatin Bibaj ishin mërgimtarë që po kalojnë pushimet në vendilndje. Ata shprehën gëzimin dhe admirimin e tyre për punët që po shohin , kurse edhe kryetari Svarqa i njoftoi me të gjitha zhvillmet në komunën e Ferizjat dhe projektet e shumta anembanë qytetit e fshatrave dhe përvojat e mira që ka bartur këtu pasi që një kohë edhe ai vet ka kaluar bashkë me familjen jashtë atdheut .
I pari i komunës së Ferizajt me kënaqësi ndau tregimet pozitive për të cilat po punon qeveria komunale dhe falënderoi edhe mërgimtarët për kontributin që japin gjithmonë në vendilindje.

Ndërkaq Faton Haxhisalihu kryetar fshatit Bibaj tregoi se pushteti komunal po u plotëson kërkesat që kanë bërë prandaj komuniteti është mjaft falënderues. U tha se popullatës së këtushme në të ardhmen i duhen edhe disa projekte të tjera të cilat do të mund të realizohen me buxhetet e viteve të ardhshme.
Asfaltimi i rrugëve në fshatin Bibaj komunës së Ferizajt i kushton rreth 350 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img