Ferizaj

Në 50 rrugë të qytetit të Ferizajt filluan punimet

By FerizajPress

August 29, 2017

Ferizaj.29.08.2017. Këto punime filluan në rrugën “Muafil Zariqi”, për të vazhduar më tej edhe në rrugët tjera të qytetit.

Nga afër punimet në këtë rrugë i përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me mbikëqyrësit e këtij projekti. Kryetari Svarqa, u shpreh se këto projekte po realizohen në pjesën juglindore të qytetit në kuadër të loto katër që përfshinë rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet.