Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.
Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.
Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
Peja nga e verdha ka kaluar në të kuqen.
Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen.
Ferizaj nga e gjelbër ka kaluar në të verdhen.
Gjilanit nga e gjelbër ka kaluar në të verdhen.
Vushtrri nga e gjelbër ka kaluar në të verdhen.
Graçanica nga e gjelbër ka kaluar në të verdhen.