28,11,2024

Ndodh edhe kjo në rrugët tona, fëmijët rrezikohen edhe me ligj (Foto)

Must Read

Ferizaj.25.06.2018. Shenjat e komunikacionit zakonisht vendosen për mbrojtjen e qytetarëve, si drejtuesve të automjeteve.
Por në rrugët tona ka aq anomali sa edhe ekspertet më të njohur të komunikacionit do të kishin probleme.
Deri sa në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në shumë raste kufizimet e shpejtësisë me 50 kilometra në ora janë të vendosur edhe para pikave të karburantit, që s’dihet pse duhet të zvogëlosh shpejtësinë nëse je duke kaluar afër një pike të tillë, ka raste që aty ku duhet të zvogëlohet kjo shpejtësi lejohet rritje me shenja komunikacioni.
Zakonisht në rrugët të cilat ndajnë fshatrat e që në njërën anë gjendet shkolla shpejtësia kufizohet edhe deri në 30 kilometra në orë.

Por për çudi kjo shpejtësi rritet në fshatin Sojevë të Ferizajt. Sipas shenjave të komunikacionit shpejtësia e lejuar nëpër këtë fshat është 40 kilometra në orë deri te nënkalimi, aty ku nxënësit kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në shkollë.
Në këtë pjesë të këtij nënkalimi shpejtësia kufizohet në 50 kilometra në orë dhe për çudi nën shenjë shkruan “Kujdes Shkolla”
Pse ndodh kjo Ferizajpress nuk ka mund të siguroj përgjigje pasi rrugët magjistrale janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Transporteve dhe organet komunale nuk janë kompetent të merren me këtë.
Neglizhencë e kësaj Ministrie kanë qenë edhe rrethrrotullimet të cilat shumë herë kanë qenë edhe shkak i aksidenteve, në shumicën e rasteve të personave të cilët nuk kanë njohur këto pjesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img