Numërimi mbrapsht për Vitin e Ri 2023 tashmë ka nisur, ndërsa kudo ndihet atmosfera festive në qytetin e Ferizajt.
Sheshi “Adem Jashari” dhe “Dëshmorët e Kombit” janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit dhe dekorimeve tjera për festat e fundvitit.
Këtë mbrëmje, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një festë të organizuar me fëmijët dhe qytetarë të shumtë, ndezi dritat e pemës në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
“Përplot drita dhurata buzëqeshje e gëzim i fëmijëve në lojën e tyre me personazhe të filmave të animuar dekore të veçanta e ngjyra gjallërie, që sjellin magjinë e festës në mesin e qindra fëmijëve, ndezëm sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative, duke i uruar mirëseardhje Vitit të Ri 2023 me shëndet, mbarësi, dashuri, mirëqenie e gëzime për të gjithë ka shkruar kryetari Agim Aliu.