05,02,2025

Ndihmohen 100 familje me mish kurbani

Must Read

Ferizaj. 08.09.2017. Ndihmohen 100 familje me mish kurbani si rezultat i bahskëpunimit mes komunës së Ferizjat dhe organizatës humanitare”Islamic Relief”

Rreth 100 familje ferizajase me gjendje jo të mirë ekonomike janë përzgjedhur sot nga komuna e Ferizajt për t’u ndihmuar me nga 3 kilogram mish i cili është grumbulluar me rastin e festës së Kurban Bajramit gjatë kësja jave nga organizata “Islamic Relief Kosova”.
Me këtë rast drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt Burim Karameta u shpreh i kënaqur që kjo ndihmë do të gëzojë sadopak familjet në nevojë.
“ Ne me organzatën në fjalë kemi pasur edhe bashkëpunime të tjera sa u përket dhënies së ndihmave dhe gjithmonë jemi jemi ndarë të kënaqur që ata po përzgjedhin familjet tona për t’i ndihmuar. Disa kategori të familjeve s kamnore kanë marrë këto ndihma sot dhe shpresojmë t’a kemi zbutur sadopak gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen ata” tha drejtori Karameta.

Edhe Ramadan Berisha nga organziata “Islamic Relief Kosova” tha se familjet e përzgjedhura vërtetë kanë pasur nevojë për t’u ndihmuar, ndërkaq angazhimi i tyre do të jetë I fokusuar edhe më tutje që këto familje të gëzojnë edhe ndihma të tjera.
Kurse Nebih Mehmeti përfaqësues i organziatës së pensionistëve u shpreh i lumtur që edhe disa persona të moshuar e pa përkujdesje, kanë ndjerë dorën e solidaritetit nga ky aktivitiet i shpërndarjes së mishit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt. Aty një fabrikë është përfshirë nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img