29,04,2024

Ndihma juridike falas edhe në Ferizaj e Gjakovë

Must Read

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas e cila vepron në pesë  komuna të vendit si në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan shumë shpejt do të ofrojë shërbime edhe në dy komuna të tjera.

Brenda dy muajve parashihet që të hapen zyra në komunën e Ferizajt po ashtu edhe në Gjakovë.

Drejtori i kësaj agjencie Ramadan Gashi ka thënë për Klan Kosova se hapja e zyrave në sa më shumë komuna të vendit është më se e nevojshme pasi që shërbime juridike falas kanë nevojë të kryejnë një numër i madh i qytetarëve të vendit të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Madje sipas tij përpos këshillave juridike falas Agjencia iu ofron edhe avokatin deri në përfundimin e gjithë procesit gjyqësor.

Gashi ka njoftuar se që nga 2006-ta kur Kuvendi i Kosovës themeloi Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas janë trajtuar më shumë 30 mijë raste, prej të cilave 90 përqind kanë përfunduar në favor të personave që kanë kërkuar ndihmë juridike në këtë institucion.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që janë raste sociale dhe kanë nevojë për ndihëm juridike ti drejtohen zyrave të këtij institucioni në qytetet përkatëse. Numri kontaktues në këto zyra është 0800 11 777, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img