07,08,2025

Ndëshkohet shoferi për dy kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Must Read

Më datë 26.06.2025, rreth orës 22:45, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin e rrugës për Mirosalë, ka evidentuar një automjet që po lëvizte me shpejtësi prej 104 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

Përveç shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar as shenjën “STOP” të policisë, duke mos ndaluar fare në vendin e kontrollit. 

Policia ka arritur ta identifikojë shoferin përmes targave të automjetit dhe e ka ftuar në stacionin policor në Ferizaj. Bëhet fjalë për personin A.E., 20 vjeç.

Ndaj tij janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje:

Për mosrespektim të shenjës “STOP” : 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj);

Për tejkalim të shpejtësisë: 150 euro dhe 1 pikë negative.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë .

Për çdo kundërvajtje apo rrezikikim trafiku, qytetarët mund të njoftojnë stacionin më të afërt policor, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406

Të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img