07,08,2025

Ndëshkohen tre shoferë dhe u pezullohet patentë-shoferi për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 07.08.2025

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve, të cilët janë kapur në flagrancë duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Shoferët me inicialet M.S. (42 vjeç) dhe S.V. (29 vjeç), që drejtonin veturat e tipit Citroën dhe Renault me targa vendore, janë ndaluar nga policia pasi janë kapur për herë të dytë duke kryer të njëjtën kundërvajtje brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Ndaj tyre janë shqiptuar masat:
– gjobë prej 200 euro,
– 2 pikë negative
– ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 3 muaj.

Ndërkohë, shoferi tjetër A.S. (32 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore, është ndaluar pasi është kapur për herë të tretë, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Atij i janë shqiptuar masat:
– gjobë prej 500 euro,
– 3 pikë negative,
– ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 6 muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, pasi kjo sjellje paraqet rrezik serioz për shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Masat dhe kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me synim rritjen e sigurisë rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut

Ferizaj, 07.08.2025 Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img