26,08,2025

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj, dënime 500 dhe 600 euro

Must Read

Ferizaj, 27 korrik 2025 

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit “Hib Petrol”, ka ndaluar një veturë Volkswagen Passat me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28 vjeç) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën mbrojtëse që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat:

– Gjobë prej 500 €

– 5 pikë negative

– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj

– Konfiskim i automjetit

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, ka ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Shoferja S.N. (33 vjeçe), shtetase e huaj, po drejtonte automjetin me 128 km/h në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Shpejtësia është matur përmes veturës inteligjente të policisë.

Me pëlqimin e saj, ndaj saj është shqiptuar një gjobë e dyfishuar prej 600 €.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të rritur sigurinë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Shtërpcë ndalon dy persona dhe konfiskon dy automjete me drunjë

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img