27,11,2024

Ndërron jetë Qani Mehmedi

Must Read

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmedi.

Ky është njoftimi i familjes:  

Miq dhe dashamirë! Me dhimbje të thellë u njoftojmë që mbrëmë u nda fizikisht nga ne më i dashuri- babai, bashkëshorti, familjari i cili ishte udhërrëfyesi ynë në jetë, miku juaj dhe njeriu i medias shqiptare dhe publicisti Qani Mehmedi. Vorrimi do të bëhet në vendlindjen e tij-Drogomisht i Vogël, Kërçovë, sot, datë 18 korrik, e martë, ora 18:00. Nderimet pos-mortore (e pamja) per te ndjerin do te zhvillohen në Drogomisht te vogel (date 19-20 Korrik) dhe Prishtinë (21-22 Korrik). Me respekt-familja Mehmedi

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Së fundi ka botuar studimin “Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008”.

Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18./rtk

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img