21,12,2025

Ndërron jetë në automjet një 65-vjeçar në Ferizaj – vdekja cilësohet si natyrale

Must Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij, në afërsi të tregut të gjelbër.

Ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Tahir Guri”, ku sipas informatave, viktima Mehdi Budakova, 65-vjeçar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete brenda veturës së tij të tipit kombi, ngjyrë e kuqe.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët pas ekzaminimit kanë konstatuar vdekjen e personit. Zona është siguruar nga policia, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e Hetimeve të Stacionit Policor dhe hetuesit rajonalë.

Sipas mjekut kujdestar, vdekja është cilësuar si natyrale, pa shenja dhune apo rrethana të dyshimta.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje Natyrale”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për procedurat mortore.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët që ndodheshin përreth, ngaqë nuk dihej shkaku i vdekjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img