27,04,2024

Ndërron jetë legjenda e sportit kosovar, Skender Sahiti

Must Read

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Skender Sahiti, një prej portierëve dhe hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi Borac nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë, shkruan redaksia e Insportit.

Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979, dhe derisa ka vazhduar aventurwn si hendbollist nw klube të ndryshme nga Jugosllavia, karrierën e ka përfunduar në ligën elitare të Italisë.

Në Itali, ai me sukses ai kishte punuar edhe si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img