19,05,2024

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri ferizajas, Kadri Ahmeti

Must Read

Sporti ferizajas dhe në përgjithësi i Kosovës ka humbur një sportist të shquar! Kadri Ahmeti ka ndërruar jetë, duke pikëlluar futbolldashësit jo vetëm ferizajas. Ish-futbollisti dhe trajneri ferizajas ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

16299188_1418917241487109_5880553849293994332_n

Kadri Ahmeti është lindur me 13 mars të vitit 1961, ndërsa ndërroi jetën gjatë ditës së sotme. “Lajmërojmë të gjithë futbolldashësit se sot ndërroi jetë ish futbollisti i skuadrës sonë dhe veteran i klubit Kadri Ahmeti.Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 12.00 në varrezat e qyetit. Ngushllime familjes Ahmeti dhe të gjithë ish bashkëlojtarëve të tij!”, thuhet nga klubi i futbollit Ferizaj. Ahmeti një kohë ka qenë edhe trajner i ish KF IMK Çelikut dhe ka dhënë shumë kontribut për sportin në përgjithësi” shkruan në njoftimin e klubit KF Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img