14,01,2026

Ndërron jetë Don Sandro Sciaboletta, Agim Aliu: Don Sandron do ta kujtojnë të gjithë ferizajasit

Must Read

Është ndarë nga jeta një nga humanistët më të mdhenjë italian Don Sandro Sciaboletta.
Me këtë rast edhe i pari i Ferizajt ka dërguar Telegram ngushëllimi.
“Don Sandro ishte personalitetit fisnik që gjithë jetën ia dedikoi paqes dhe ndërtimit të urave mes njerëzve anekënd globit, e në rastin tonë “Qytetari i Nderit i Ferizajt”, Don Sandro Sciaboletta” ka shkruar Aliu

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit të madh italian, personalitetit fisnik që gjithë jetën ia dedikoi paqes dhe ndërtimit të urave mes njerëzve anekënd globit, e në rastin tonë “Qytetari i Nderit i Ferizajt”, Don Sandro Sciaboletta.
Don Sandron do ta kujtoj jo vetëm unë, por të gjithë ferizajasit ai një personalitet fisnik, gjithmonë të dashur e mbështetës i madh i studentëve ferizajas në studimet e tyre në Itali si dhe përkrahjes për shërim jashtë vendit të ferizajasve në nevojë.
Ngushëllime të sinqerta në emër të gjithë qytetarëve të Ferizajt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img