16,11,2024

Ndërron jetë 84 vjeçari i aksidentuar ditë më parë në Bibaj të Ferizajt

Must Read

Me datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj
në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë
një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me
inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-
Ferizaj dhe posa arrijnë në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet
këmbësorin me inicialet N.U (M/K) i moshës 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës së
majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit,  lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84
vjeçar , i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu
dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në
Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.
Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare
e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar
jetë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në
Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i
kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .
Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurorisë
Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të
rregullt hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img