Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, ish anëtarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ferizaj, ish anëtarit të Kryesisë së Shoqatës të të Burgosurve Politik – dega në Ferizaj, humanistit, Sadik Sadiku.
Me këtë rast, përmes telegramit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Sadiku, miqve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Na pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të personalitetit që me punën e tij, la gjurmë të pashlyeshme në mbamendjen shoqërore, veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik, ish anëtarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ish anëtarit të Kryesisë së Shoqatës të të Burgosurve Politik – dega në Ferizaj, humanistit që shkriu vitet e tij në shërbim të nevojtarëve përmes Shoqatës “Feniks”, Sadik Sadiku. Lamtumirë baci Sadik, vepra jote mbetet trashëgimi e çmueshme e shpirtit human dhe qytetarisë ferizajase. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e të njohurve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij fisnik” mbyllet telegrami i ngushëllimit” Agim Aliu.
Njoftojnë familjarët:Të nderuar miq e familjarë ju njoftojmë se sot me datën 24.06.2021 ndërroi jetën baba jonë Sadik Sadiku. Varrimi i të ndjerit bëhët me drekë ,në varrezat e qytetit.