10,09,2025

Ndërrmi i Qendrës së votimit mund të bëhet prej 26 Korrik deri më 12 Shtator

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Votuesit do të kenë mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e tyre, ose në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”.

Qytetarët mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë sqarime dhe përgjigje në pyetjet si:

• A kam të drejtë të votoj?
Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe jeni nga mosha 18-vjeçare më 22 tetor 2017.

• Ku duhet të votoj?

Vizitoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh” për t’u informuar se në cilën Qendër të Votimit ju mund të votoni.

• Si ta ndërroj Qendrën e Votimit?

Për të ndërruar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh?”.

Aplikacioni online ju mundëson informacione se në cilën Qendër të Votimit jeni caktuar që të votoni dhe gjithashtu ju mundëson ndërrimin e qendrës së votimit.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img