06,05,2024

Ndërprerje të planifikuar gjatë tre javëve të ardhshme, shkak revitalizimi i Nënstacioneve

Must Read

Ferizaj.18.10.2016 .  Punime në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”  

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a  “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”, me datë 18 tetor 2016 (E Martë) nga ora 07:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja totale e Nënstacionit Ferizaj 1. Gjate kohës prej 1 ore të gjithë konsumatorët qe furnizohen nga ky nënstacion do te mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Ndërsa, gjatë periudhës 18 Tetor 2016 deri me 11 Nëntor 2016, transformatori T2 do të shkyçet çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 18:00, për të mundësuar punimet për ndërrimin e pajisjeve të tensionit 35 kV të fushës së transformatorit në fjalë.

Gjatë kohës së lartcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 12 MWh/h).

Në këtë periudhë, në Nënstacionin Ferizaj 1 mbeten në punë transformatori T1 dhe T3.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajt për reduktimet që do të shkaktohen në ditët në vijim, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img