Ferizaj

Ndërprerje e planifikuar e rrymës nga Bibajt deri në Dardani

By FerizajPress

April 06, 2016

Ferizaj- Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KEDS-it, njofton se nesër nga ora  09:30 deri në orën 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bibaj, Fshati i Vjetër, Sojeva, Mirosala, Dardania dhe Zllatari.

Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike (ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave  dhe ndërrimi i përçuesit).