16,11,2024

Ndërprejnë protestën para komunës shitësit ambulant?

Must Read

Disa shitës ambulant për dy ditë kishin vendosur një tendë para komunës dhe kishin filluar protestën në shenjë revolte pas ndalimit të punës së tyre në sheshin e qytetit.
Kryetari i komunës Agim Aliu kohë më parë , më qëllim të lirimit të hapësirave në sheshin e qytetit , kishte marr vendim për largimin e shitësve ambulant nga aty.
Për këtë në anën tjetër, përball parkut nga ana e hekurudhës edhe janë rregulluar hapësira ku këta tregtarë mund të zhvillojnë veprimtaritë e tyre.
Si duket me këtë nuk janë të kënaqur disa shitës ambulant, të cilët për dy ditë qëndruan përballë komunës në shenjë proteste.
Mbrëmë zv. Ministri Qazim Rahmani vizitoi protestuesit, dhe si pajtim i përbashkët ishte të ndërpresin këtë protestë dhe të kthehen në shtëpi.
“Sonte takova disa qytetarë nga komuniteti i biznesit, veprimtarinë e tyre që e zhvillojnë në tezga në sheshin e qytetit, por një vendim i komunës për largim nga sheshi të tregtarëve me tezga, i shqetësoi ata dhe që dy ditë ishin vendosur para komunës së Ferizaj, për të protestuar në pakënaqësi të vendimit të komunës, këta ishin disa nga komuniteti shumicë Shqiptarë dhe disa nga komuniteti im Ashkanli. Kosova dhe ne si popull kemi kaluar shumë kohë me protesta e vuajtje, Kosovës i duhet zhvillim dhe zgjidhje të çdo problemi. Andaj duhet të ndërpritet kjo protestë sepse ju duhet të besoni dhe bashkëbisedojmë me Kryetarin Agim Aliu ” u ka thënë protestuesve zëvendës Ministri Rrahmani.
Rrahmani u ka premtuar këtyre protestuesve se për këtë problem do të bisedoj me kryetarin Aliu të shikohet një zgjidhje e këtij shqetësimi dhe kërkesave të tyre.

Por kjo marrëveshje zgjati vetëm deri sot në mëngjes kur të njëjtit qytetarë dolën sërish para komunës.
Zëvendës Ministri Rrahmani, i ka thënë Ferizajpressit se sot ka biseduar me kryetarin Aliu i cili i ka thënë se për të gjithë shitësit ambulant është ndërtuar vendi ku mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre.
“Sot jemi takuar me kryetarin Aliu, por protestuesit s’po lëshojnë pe në asnjë mënyrë, s’po pajtohen me mundësit që u ka ofruar kryetari Aliu” ka thënë Rrahmani.
Në anën tjetër edhe protestuesit kanë pranuar se mbrëmë janë takuar me zëvendës Ministrin Rrahmani dhe kanë pirë kafe por mohojnë se janë marrë vesh për ndërprerje të protestës.
“Na ka thirr me pi kafe dhe ne kemi shkuar. Me pi kafe shkojmë me të gjithë që na thirrin , por nuk jemi marr vesh asgjë. Ai është politikan dhe na s’kemi asgjë me te” than protestuesit të cilët edhe sot ishin vendosur në platonë para komunës.

E pjesa e cila u është dedikuar shitësve ambulant  kohë më parë ishte një vend mjaftë i frekuentuar dhe atraktiv   nga artistët  gjatë  festivalit “Mural Fest”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img