16,11,2024

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit

Must Read

Ferizaj.06.03.2018. Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit, në 20 vjetorin Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëheqja komunale dhe qindra qytetarë bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit .

Qindra qytetarë, drejtues të pushtetit lokal e qendror, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe miq kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka thënë se kjo datë është shumë e veçantë dhe ndër me të veçantat e kombit shqiptar, se përmes kësaj date ka filluar shpresa, ecja para drejt çlirimi dhe arritjes së shtet formimit të Kosovës.

“Sot jemi këtu edhe si institucione komunale edhe si qytetarë që të respektojmë dhe të bëjmë homazhe për me të vlerësuarit, më meritorët e kombit, për dëshmorët dhe heronjtë e luftës së UÇK-së. Në këtë vit jubile në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së mendoj që secili nga ne duhet të reflekton për të kaluarën, të ardhmen dhe sigurisht që të ulemi dhe të kemi një unitet mbarë shqiptar me qëllim që të ecin të gjitha proceset shqiptare përpara dhe të avancojmë në secilin proces si atë ekonomik, shtet formues, zhvillimor dhe në çdo sferë të jetës”, është shprehur nënkryetari Ferati.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, ka evokuar kujtimet e para 20 vjetëve atëherë kur edhe filloi lufta për çlirimin e Kosovës.

“Datat 5,6 dhe 7 marsi është pikë kthese sepse deri në 5 mars të vitit 1999, populli shqiptar ka menduar se Kosova mund të çlirohej me lutje, por me ato lutje që zakonisht janë bërë ditëve të premte, por me 5 mars heroizmi i Adem Jasharit dhe familjes Jashari, sikur na treguan se Kosova, nuk mund të çlirohej me lutje, por me luftë. Nga ai moment populli kosovar bëri luftë dhe kur opinioni ndërkombëtare u bind, që shqiptarët janë të vendosur për të çliruar Kosovën, natyrisht që na dha edhe ndihmën përmes NATO-së, andaj NATO dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës çliruan Kosovën dhe tash jemi këtu të lirë”, është shprehur Sejdiu.

Në Komunën e Ferizajt, ranë për mos të vdekur kurrë 62 dëshmorë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img