Lajme

Ndekje dhe të shtëna, dy shqiptarë plagosin një polic italian (Video/Foto)

By FerizajPress

October 14, 2016

Pas kësaj, karabinierët ndërhynë për t’i kapur dy shqiptarët ndërsa ata tentuan të largoheshin në këmbë.

Një nga policët qëlloi tri herë me pistoletë për të trembur shqiptarë, por njëri prej tyre arriti t’ia mbathte. Ndërsa i arrestuari është Eraldo Preni, 21 vjeç.

Një ka plumbat përfundoi në ballkonin e një shtëpie aty pranë duke rrezikuar jetën e banorëve.

E gjitha kjo ka ndodhur në Padova të Italisë, ndërsa karabinierët po ndiqnin një grup që grabiste shtëpisë e zonës.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptarët e kishin grabitur makinën me të cilën tentuan të arratiseshin.

21-vjeçari shqiptar u kap nga agjenti Luigi La Sorte, i cili tregoi guxim edhe dy vite më parë kur ndërsa ndodhej me pushime me të dashurën e tij kapi një grabitës brenda një dyqani akulloresh në qendër të Palermos.

.