14,05,2025

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Shtërpcë – Prevallë

Must Read


Policia e Kosovës njofton se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.

Policia gjithashtu paralajmëron se sapo të përfundon protesta qytetarët do të lajmërojë me kohë.

Kurse në rrugën nga Gjilani për në Shtërpcë, serbët në mënyrë të organizuar po shkojnë në protestë në Shtërpcë dhe radhët e automjeteve janë të gjata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img