21,12,2024

“Ndalesa izraelite e ezanit e papranueshme dhe e parealizueshme”

Must Read

Kryetari i Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë Mehmet Gormez tha se është i papranueshëm plani i Izraelit për ndalimin e ezanit në autoparlant në Jerusalem, ndërsa bëhet fjalë për propozimin që ka kaluar votimin e parë në Parlamentin izraelit (Knesset), raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen solemne të xhamisë Shej Shamilov në qarkun Shahinbej në Gaziantep, kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë, Gormez ka theksuar se xhamitë janë “zemrat e qytetërimeve” dhe se qytetet pa xhami do të ishin gërmadha nga betoni dhe guri.

Duke theksuar se xhamitë nuk ndërtohen ekskluzivisht për namaz, për shkak se besimtari musliman mund të falet në çdo vend të pastër, Gormez tha se ato janë qendra të lutjes, marrjes së njohurive, dashurisë dhe unitetit.

“Para fillimit të namazit në xhami imami u kthehet besimtarëve dhe i fton ata që të plotësojnë safet. Mendoj se kjo ftesë nuk vlen vetëm për namaz, por që njerëzit të qëndrojnë fuqishëm krah për krah edhe pas namazit. Në xhami ne mësojmë se si të qëndrojmë në safe, dhe duhet që këtë të zbatojmë edhe jasht xhamisë që të kujdesemi për njëri tjetrin dhe të plotësojmë zbrazëtirat”, tha ai.

Duke kujtuar se muslimanët gjatë namazit dërgojnë selame (paqe), u dërgojnë përshëndetje të paqes dhe shpëtimit, engjëjve dhe besimtarëve, Gormez tha se edhe kjo është konfirmim se Islami është fe e paqes dhe tolerancës, dhe i bëri thirrje komunitetit që sa më shpesh të përhapin selamin në mesin e të gjithë njerëzve.

Gormez tha gjithashtu se xhamitë janë edhe simbole të pavarësisë, duke shtuar se është i papranueshëm plani izraelit, i cili ka kaluar në votimin e parë nga Parlamenti izraelit që ndalon thirrjen për namaz me autoparlantë në kohë të caktuara.

“Për fat të keq, në Jerusalem po ndalojnë ezanin. Sikur me ndalimin e ezanit do të zhduket Islami dhe muslimanët nga ajo zonë. Ndalimi i ezanit në vendin, që pas Mekës dhe Medinës është më i shenjtë për muslimanët, është sikur të ndaloni ekzistencën e Islamit dhe muslimanëve në këtë zonë historike. Kjo është e papranueshme”, tha Gormez.

Duke theksuar se ky është një plan i parealizueshëm, Gormez tha se të gjithë muslimanët e Jerusalemit do të bëhen muezinë dhe do të thërrasin ezanin nëse Izraeli ndalon muezinët në xhami.

“Zemra nuk mund të vihet në pranga, as nuk mund t’i ndalosh diçka zemrës. Simbolet, ikonat e ekzistencës sonë dhe liria e besimit nuk mund të hiqen”, tha Gormez.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img