08,02,2026

Ndahet nga jeta luftëtari i lirisë, invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Must Read

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin se u nda nga jeta, luftëtari i lirisë, invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, punonjësi i Palestrës së Sporteve në Ferizaj, bashkëqytetari ynë, Ahmet Hoxha.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“I rëndë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, punonjësit të Palestrës së Sporteve në Ferizaj, luftëtarit të lirisë e invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Hoxha. Ahmeti la pas vetes kujtimin e një punonjësi të zellshëm, një familjari të përkushtuar, një luftëtari të lirisë, shembëlltyrë e mirësisë që karakterizonte personalitetin e tij. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit! I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img