04,12,2024

NATO paralajmëron armiqtë: Mos guxoni…

Must Read

Prioritetet e NATO-s me zgjedhjen e republikanit në krye të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, siguria mbetet fokusi kryesor. Por për momentin, Stoltenberg do të punojë me ekipin e sigurisë së presidentit Obama.

Në ministerialin e NATO-s John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit do t’i adresohet për herë të fundit problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot Evropa. E pas tij do të jetë shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ajo që do të mbajë fjalën e rastit në krah të Stoltenberg.

Për vetë Sekretarin e Përgjithshëm, 2017 do të jetë për NATO-n viti i aksionit.

“Në samitin e NATO-s në Varshave vitin e shkuar, liderët ranë dakord për hapat që do të ndërmarrin për të forcuar mbrojtjen  e për të siguruar stabilitet përtej kufijve tanë. Në verën e ardhshme, 4 batalione do të dislokojnë në Poloni dhe shtetet baltike. Këto operacione do të drejtohen nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania. Të bashkuar do t’i përcjellim një mesazh të fortë çdo armiku potencial: çdo sulm do të marrë përgjigje nga aleatët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në prag të ministerialit, Jens Stoltenberg bëri të qarta prioritetet e Aleancës për vitin e ardhshëm, mes tyre lufta kundër ISIS. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img