02,05,2024

Nata e Aksidenteve

Must Read

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dje në orët e hershme të mëngjesit, por edhe në pasditen e vonshme kanë ndodhur tri aksidente në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Në Ferizaj në orën 3:00 pas mesnatës së ditës së djeshme një person është lënduar rëndë e më pas ka vdekur në QKUK, pasi makina me të cilën po udhëtonte është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një orë para këtij aksidenti, po dje një veturë e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit u përfshi në një aksident në Magjistralen Prishtinë-Pejë në Fshatin Dollc të Klinës, ku u lënduan katër punonjës të saj, dy rëndë e dy më lehtë.

Sipas komunikatës së këtij insitucioni, prokurori Lulzim Sylejmnai është dërguar jashtë shtetit për trajtim mjekësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img