25,12,2024

Naser Rafuna nuk do të jetë pjesë e “Kafeneja Jonë”

Must Read

Pas lajmit se seriali i dashur për shumë shikues “Kafeneja Jonë” do të rikthehet, shumë shikues kanë pyetur përmes komenteve të shumta nëse në këtë serial do të marrë pjesë përsër aktori Naser Rafuna, pasi që ai tash e sa kohë luan në serialin “Çka ka shpija”, njofton Klan Kosova.

Për t’ju dhënë fund të gjitha pyetjeve, aktori ka zgjedhur profilin e tij në Facebook për të treguar se nuk do të jetë më pjesë e serialit në fjalë, pasi që koha dhe dedikimi për“Çka ka shpija” ia bënë atë të pamundur.

Ky është postimi i plotë i aktorit:

“Meqënese më kanë ardhë shumë pyetje në lidhje me serialin “Kafeneja Jonë” se a do të luaj nëse vazhdon? Po ju përgjigjem me shpresën se nuk më pyetni më dhe e kuptoni tani përgjigjën time. 
Në serialin “Kafeneja Jonë” është e vërtetë që jemi knaq tej mase në cdogjë,nga bashkëpunimi,shoqëria,e cdogjë bash cdogjë sepse edhe kemi kalu shumë vite bashkë dhe njëjtë kënaqësi padyshim kam nda edhe në serialet tjera që kam luajtur te ” 3 Gjermanët e Trashë” apo “Lagjja e Re”….
Fillimisht,ju informoj se nuk do të jem pjese e ekipës,por,një gjë e di,meqë tani jam duke luajtur në serialin “ÇKA KA SHPIJA…!?” ku jam ideator dhe producent i këtij seriali duke qenë shtëpija ime e dytë, dhe meqenëse jam shumë i përkushtuar në këtë serial, ju informoj se edhe po desha,nuk kam kohë të jem pjesë e asnjë projekti tjetër, së pari për shkak të kohës dhe së dyti për shkak të përkushtimit të madh që ia dedikoj me punë këtij seriali.Serial ky që për momentin,që nga fillimi dhe tani në vazhdim e sipër,sipas sondazheve dhe raportit që na kanë informu vet RTK-ja ,”ÇKA KA SHPIJA…!?”, prin numër 1 në shikueshmëri nga tërë emisionet dhe për herë të parë ia tejkalon shikueshmërisë edhe Lajmeve Qendrore.Kështu që nga motivi dhe ambicja e madhe për punë në këtë serial të cilit nuk ia shohim fundin, ju informoj se unë sdo të jem pjesë e asnjë projekti, derisa ende luhet seriali “ÇKA KA SHPIJA…kallxon fëmija.
Në fund,ju faliminderit të gjithëve dhe suksese në jetën,punën,familjët tuaja. FLM o ju,më të dashurit e mijë. Kjo Sezonë përfundon me 30 Maj 2016. Shihemi furishëm…”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img