10,09,2025

Naim Ismajli, kandidati më serioz për Shtimen

Must Read

Shtime, 15 shtator 2017

Garës për të parin e Shtimes do t’i nënshtrohen pesë kandidatë, mirëpo në mesin e tyre është duke u rikandiduar Naim Ismajli, kryetar i deritanishëm, të cilit PDK në Shtime, i ka besuar për të udhëhequr edhe një mandat.

Ismajli për Komunën e Shtimes, shihet si model i një politikani modern, me përvojë, me nivel tw lartw tw shkollimit, i cili është dëshmuar në shumë nivele akademike.

Ai aktualisht është edhe kryetar i Asociacionit të i Komunave të Republikës së Kosovës, mirëpo edhe kryetar i NALAS (Rrjeti i Komunave të Evropës Juglindore).

Përveç tjerash Naim Ismajli shihet edhe si reformues i udhëheqjes në Shtime, meqë një numër i madh i këshilltarëve të tij politik të tij përbëhet nga njerëz të rinjë dhe kredibil.

Naim Ismajli është Dr.Sc i Skencave Ekonomike, drejtimi Menaxhim dhe Informatikë. Në vitin 2015 në Universitetin Evropian të Tiranës ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me titull: “Burimet njerëzore të pushtetit lokal në Kosovë” (Vlerësimi i performancës ndikon në motivimin e burimeve njerëzore).

Ka punuar si profesor në Universitetin Publik të Prizrenit gjatë periudhës 2012-2013 ndërsa në Kolegjin AAB ka 5 vite pervojë pune si profesor dhe ende vazhdon ta bëjë të njejtën punë.

Aktualisht është Kryetar i Komunes së Shtimes dhe nën drejtimin e tij vendi ka shënuar arritje të mëdha ne të gjitha fushat, rezultate dhe suksese te vazhdueshme.

Mësohet se tre nga kundërkandidatet e Naim Ismajlit janë personalitet të dala nga shkolla politike e PDK-së në Shtime

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img