29,05,2025

N.P.L “Ambienti”, kompani që çdo ditë po e arsyeton emrin e sajë

Must Read

Punëtorët e kompanisë N.P.L “Ambienti” çdo ditë shihen nëpër pjesë të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm.

Ata po mirëmbajnë hapësirat publike dhe po kujdesen që qytetarët të kenë një ambient më të mirë.

Menaxhmenti i kësajë kompanie përveç punëve në terren një kujdes të veçantë po u kushton edhe punëtorëve por edhe pajisjeve që punët të kryhen më lehtë dhe më shpejt.

Së fundëmi kjo kompani është pajisur me vegla moderne, efikase dhe ekologjike për një punë sa më të lehtë dhe cilësore!

Këtë e kanë bërë të ditur menaxhmenti i kësajë kompanie përmes faqes së tyre zyrtare.

Teknologjia në shërbim të mjedisit! ⚙️♻️
Në N.P.L “Ambienti” Sh.A, jemi gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit teknologjike, duke u kujdesur që punonjësit tanë të kenë vegla moderne, efikase dhe ekologjike për një punë sa më të lehtë dhe cilësore!

Përveçse kemi shtuar sasinë e pajisjeve që tashmë i posedonim si:
✅ Kositëset lëvizëse profesionale
✅ Motosharrat
✅ Trimerët për kositje
✅ Prerëset e gardheve

Tani kemi zgjeruar gamën me pajisje të reja të teknologjisë së fundit:
🌬️ Ajërfryrës ergonomik për pastrimin e hapësirave publike
🌳 Grirëse druri për menaxhimin e mbetjeve organike
🧼 Makineri larëse për pastrim efikas
🧹 Fshesë industriale për ambientet e jashtme

Ne nuk ndalemi!
Çdo përmirësim është në funksion të punëtorëve tanë dhe mjedisit që na rrethon!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në Bruksel: Kryetari Agim Aliu pjesë e panelit të Komitetit Evropian të Rajoneve

Bruksel, 27 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po merrë pjesë në një ngjarje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img