01.11.2017. Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava realizoi vizitën e tij zyrtare në selinë e Dijanetit Turk në Ankara dhe u prit me nderime të larta nga kryetari i sapozgjedhur prof.dr. Ali Erbash-i.
Myftiu Tërnava uroi kryetarin Erbash-i për detyrën e re duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi në krye të institucionit më të lartë fetar të Republikës së Turqisë. Dijaneti i Turqisë është institucion i rëndësishëm jo vetëm për Turqinë, por edhe për myslimanët gjithandej globit si një oazë shprese e ndihme e sigurt, theksoi ndër tjerash Myftiu Tërnava.
Nga ana e tij, kryetari prof.dr. Ali Erbash-i falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për urimet e tij të ngrohta e të sinqerta duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy institucioneve dhe gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër dhe të shërbejë si model se si duhet të bashkëpunojnë insitucionet fetare.
Gjatë qëndrimit të tij në Ankara, Myftiu Tërnava vizitoi Myftininë e Ankarasë dhe u prit nga Myftiu Mehmet Sonmezoglu. Myftiu Tërnava vizitoi edhe Fondacionin e Dijanetit Turk dhe u takua me drejtorin gjeneral z. Mustafa Tutkun
Must Read