13,09,2025

Myftiu Tërnava uron ipeshkvin Dodë Gjergji për festën e Kërshëndellave

Must Read

Me rastin e Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i ka dërguar Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit,telegramurim, në të cilin thuhet:

TELEGRAMURIMI

I nderuari ipeshkëv Dodë Gjergji,

Me rastin e festës së Kërshëndellave,kam nderin e kënaqësinë t’ju uroj e përgëzoj sinqerisht Ju, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.

Kërshëndella është festë që në vete simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë, si dhe porosinë për ndërtimin e shoqërisë së ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherëkanëqenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar e kultivuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë.

Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush,uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.

Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

 Me respekt,

Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img