19,06,2025

Myftiu Tërnava takohet me dr. Matar Al-Kaabi

Must Read

Myftiu Tërnava u prit nga Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe
Prishtinë, 13 dhjetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Abu Dhabi u prit në takim nga dr. Matar Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai fillimisht falënderoi Myftiun për vizitën dhe e njohu me aktivitetet e institucionit më të lartë shtetëror për Vakafe dhe Çështje Fetare në EBA. Myftiu Tërnava e falënderoi nikoqirin për ftesën, duke i shprehur konsideratat më të larta të popullit të Kosovës dhe duke falënderuar EBA-në për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën gjatë periudhave të ndryshme.Myftiu e njohu nikoqirin edhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me punën dhe veprimtarinë e BIRK-ut, duke u ndalur veçanërisht në vlerat e larta të kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar, si vlerë e artë e popullit të Kosovës. Gjatë takimit, të dy palët u dakorduan për përgatitjen e një protokolli të bashkëpunimit mes BIRK-ut dhe autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të EBA-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img