Mustafa thotë se borxhet shkojnë me asetet dhe kjo bëhet me ligjin në fuqi për AKP-në. Ai shton se njësitë e Trepçës që janë brenda kombinatit, nuk janë të ngarkuara me borxhe të mëdha dhe këto njësi biznesore nuk bartin borxhe tek aksionarët, transmeton lajmi.net
“Po obligimet e tyre eventuale duhet t’i merr me vete n Trepça sh.a. që do të thotë edhe aksionarët. Në Ligjin për Trepçën thuhet se këto obligime do të trajtohen sipas Ligjit mbi ndërmarrjet publike dhe këtë si duket nuk e ka pasë parasysh gjyqtari i Dhomës speciale të Gjykatës Supreme”, ka shkruar Mustafa.
Reagimi i tij i plotë:
RRUGEN E KOSOLIDIMIT TE TERPÇA sh.a. NUK MUND TA NDALË ASNJË PRETENDIM
Ligji për Trepçen nuk ben asnjë eksproporim të te drejtave dhe obligimeve
( Rreth pretemndimeve të GJykatësit të Dhomes Speciale të Gjykatës Supreme)
Parimisht borxhet shkojnë me asetet, kush merr asetet duhet ti barte edhe borgjet sipas Ligjeve ne fuqi, ne kete rast Ligjit per AKP. Njësitë e Trepçes qe tash janë brenda Trepçes sh.a. nje organizate kjo e konstituar sipas ligjeve ne fuqi, nuk janë të ngarkuara me borgje të mëdha dhe këto njësi biznesore nuk bartin borgje të mëdha tek akcionarët. Po obligimet e tyre eventuale duhet ti merr me vete n Trepça sh.a. qe do te thote edhe akcionaret.
Në Ligjin per Trepçen thuhet se këto obligime do te trajtohen sipas Ligjit mbi ndermarrjet publike dhe këtë si duket nuk e ka pasë parasysh gjyqtari i Dhomës speciale të Gjykatës Supreme . Ne parashtresen e tij ka shume “nëse” qe duken si një lloj spekuilimesh. Natyrisht, aspektet juridike te kesaj kërkese duhet ti vlerësojne juristet por duket e çuditshme kjo që pohohet aty se punëtorët nuk mund të behen pronare te akcioneve, një fenomen ky i njohur ne korporatat moderne, e këte mundësi nuk e kufizon asnjë Ligji i Kosoves.
Natyrisht që Dhoma Speciale mund të bëjë edhe kërkesa te tilla , por ajo dhomë ka edhe shumë probleme madhore , me dhjetra mijra lende qe po i trajton shumë ngadalë dhe po mban peng ose kërksat e kreditoreve ose mjetet nga fondet e privatizimit që do të mund te përdoreshin ne funksionin e tyre ekonomik! Këtu duket një superagilitet!
Në Ligj nënkuptohet se nëse ato njësi qe kane hyre ne Trepça sh.a. kanë borgje te lidhura me asetet ato do te trajtohen sipas Ligjit mbi NP . Formulimi i neneve lidhur me kreditoret në Ligjin për Trepçen është bërë me kujdes dhe në bashkëpunim me AKP. Nëse në këtë kuptim del ndonjë paqartësi, lidhur me dispozitat qe i rregullojne obligimet qe lidhen me asetet e caktuara qe klane hyre ne Trepca sha, kjo mund të përimirësohet, pas një shqyrëtimi detal me AKP, pork jo asesi nuk e bën Ligiin antikushtetues siç po pretndojnë disa.
Në vazhdim të kësaj deshiroj të siguroj akterët e interesuar dhe opinion se Ligji për Trepçën nuk eskproprion asjnë te drejtë te askujt ( pra as te kreditorëve) , por gjithashtgu siguron se asnjë pretendim nuk do të mund të ndalë proecsin e konsolidimit të Trepça sh.a. të promovuar me Ligjin e aprovuar në Kuvend.
.