13,12,2024

Mustafa: Po duan ta shuajnë departamentin më të rëndësishëm në Inspektoriatin Policor

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë se po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një aksioni të Inspektoriatit, pas një pune të gjatë është bërë arrestimi i 59 zyrtarëve policorë për të cilët ka pasur fakte për implikim në krim”.

“Nga 69 që kanë qenë të arrestuar, 61 prej tyre kanë qenë të arrestuar nga Departamenti i Hetimeve Speciale që flet për një sukses të këtij departmaneti”

“Tani ka filluar një iniciativë që të shuhet ky departament, sqarimet nuk i kam parë në formë të shkruar por po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm”.

Sipas tij, kjo iniciativë që është marrë nga udhëheqja e Inspektoriatit Policor të Kosovës është e palogjikshme.

Mustafa që ka qenë i ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se është lajm i mirë që këtë vit ka pasur rritje të numrit të zyrtarëve policorë të arrestuar derisa numri i përgjithshëm i të dyshuarve ka pësuar rënie.

 

 

Nehat Mustafa, Hysenit: Përfaqësues i PDK’së në Ministri jam unë- s’lejoj të jem dekor

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë se kabineti i ministrit Skender Hyseni nuk mblidhet asnjëherë, dhe se ai nuk njoftohet për zhvillimet brenda Ministrisë, ani se është zëvendësministër.
“Raportet personale me ministrin janë të mira, por po flasim për raporte zyrtare, të bashkëpunimit zyrtar, nga dhjetori kur jam emëruar zëvendësministër, kabineti nuk është takuar asnjëherë në përbërje të plotë”.

“Ka pasur raste kur jemi takuar me ministrin por unë kam dashur t’i bëj me dije ministrit dhe opinionit publik se përfaqësues i vetëm zyrtar i PDK-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme jam unë si zëvendësministër”.

“Mua si zëvendësministër nuk më dërgohet asnjë vendim ose marrëveshje e Ministrisë, e as raportet nuk më vijnë, nuk është sekretari i ministrisë ai që e përfaqëson PDK-në, as zyrtarët servilë, por i vetmi përfaqësues i PDK-së jam unë”.

Mustafa që është i ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se për këtë çështje do t’i drejtohet Kadri Veselit dhe kryesisë së PDK-së.

“Nuk do të lejoj që për dështime eventuale, PDK të merr përgjegjësi për aq sa nuk jemi të përfshirë në ngjarje”.

“Nuk kam pasur rastin të ja them ministrit Hyseni këtë por po ia them tani publikisht, le ta dijë ministri edhe të gjithë në Ministri, që unë përfaqësoj PDK-në në këtë Ministri, nuk do të lejojë të jem dekor i grupeve të interesit brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Zëvendësministri Mustafa i del kundër ministrit Hyseni

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka deklaruar se ai nuk pajtohet me ministrin Skender Hyseni që Policia e Kosovës është më e mira në Ballkan.

“Kam reaguar në një formë, ka qenë një reagim i butë, ministri po thotë se Policia është më e mira në rajon dhe policia më e mirë në Ballkan, këtë e ka thënë edhe në konferencën e sotme”.

“Reagimi im nuk do të thotë që Policia e Kosovës nuk është e përgatitur, unë kam thënë se Policia e Kosovës është institucioni që ka evoluar më së shumti në periudhën e fundit, dhe ka arritur profesionalizëm”.

“Është e panevojshme që krerët e institucioneve të bëjnë rangime të tilla, se a jemi më të mirët ose jo”.

Mustafa që është i ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se kjo qasje nuk është serioze.

“Është jo serioze të themi kështu, kur dijmë se kemi përvoje 15 vjeçare dhe e dimë se ka shtete të tjera që kanë 100 vjet përvojë pune në Polici”.

“Policia në raport me vetveten është shumë herë më mirë, por në këtë fazë nuk mund të krahasohemi me të tjerët sepse edhe nuk kemi një analizë krahasimtare”.

Madje, Mustafa nuk ishte as sot prezent në konferencën e fundvitit të kësaj Ministrie ku sërish ministri Hyseni lavdëroi punën e Policisë.

Mustafa ka thënë se mosprezenca e tij në këtë konferencë ka ardhur si pasojë e moslajmërimit dhe diskutimit paraprak.

“E vërteta është se nuk ka pasur takim parapërgatitor për këtë konferencë, është dashur të mblidhet kabineti dhe të diskutohet se çfarë do të prezantohet dhe çka jo, që anëtarët të njoftohen paraprakisht e jo vetëm përmes komunikatës për media”.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, “Policia nuk ka nevojë për fjalë të mëdha por për përkrahje konkrete, përmirësimin e kushteve, pajisjeve dhe infrastrukturës”.

“Policia nuk duhet të vetëknaqet, lavdet duhet t’i zëvendësojmë me përkrahje konkrete”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img